Sokol Mjacaj në regjim të posaçëm, Ministri i drejtësisë: Asnjë tolerancë!
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka urdhëruar ditën e sotme vendosjen në regjimin e modelit italian 41bis, për Sokol Mjacaj i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm dhe po vuan dënimin në burgun e Peqinit. Mjacaj gjendet në burg pasi ka vrarë 2 turistë çekë në Shkodër.
Ministri u shpreh se do ta zbatojë me rigorozitet ligjin për regjimin e posaçëm për të gjithë të burgosurit që cenojnë rendin.
“Asnjë tolerancë! Do të zbatoj me rigorizitet ligjin. Mesazhi im është i prerë: Të dënuarit që cënojnë sigurinë e institucionit apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal do të përballen me pasojat, menjëherë në regjimin e posaçëm 41/b, pavarësisht emrit apo veprës për të cilën janë dënuar!” – tha Manja.