Të shtënat me armë në Pezë, arrestohen babë e bir: Para 3-4 ditësh tentuan të na grabisnin banesën
Ditën e djeshme është qëlluar në fshatin Helmës në Pezë ku u bë me dije se dy njerëz të paidentifikuar kishin qëlluar me armë zjarri nga një automjet i tipit “Ford Fiesta”.
Fajtorët e krimit të cilët ishin bab e bir u arrestuan ditën e sotme ku gjatë dëshmisë ata pretenduan se 3 apo 4 ditë më herët kanë tentuar t’i grabisin shtëpinë, por kjo sipas burimeve të policisë akoma nuk është vërtetuar. Mbrëmjen e djeshme denoncuesi ka pretenduar se ka parë një person të maskuar në oborrrin e shtëpisë.
Ai ka marrë kallashnikovin e tij dhe ka qëlluar 3-4 herë në ajër.
Sipas tij, personi me maskë që është larguar me shpejtësi i është kundërpërgjigjur me armë. Policia ka gjetur në vendngjarje vetëm gëzhojat e kallashit që shtëna nga kallshnikovi i tij, por jo gëzhoja të armëve të tjera.
Policia pritet të zbardhë plotësisht ngjarjen.