Fri, Nov 29, 2024

Vritet i dënuari në burgun e Peqinit

  • PublishedDecember 15, 2023

Një i dënuar me burgim të përjetshëm mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos mesditën e së premtes në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, ndërsa si autor dyshohet të jetë , i dënuar gjithashtu me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në vitin 2015.

BIRN mësoi se viktima është , i dënuar për vrasje në Britaninë e Madhe.

Në një njoftim për shtyp, bëri me dije se kishte pasur një konflikt mes tre të burgosurve dhe se fillimisht dy prej tyre ishin plagosur, ndërsa Mjacaj ishte vënë nën kontroll.

Më vonë një bisedë telefonike, , zv.drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, konfirmoi se një prej të plagosurve kishte humbur jetën.

Pas konfliktit në vendngjarje kanë shkuar Prokurori i Elbasanit, , , dhe Forcat RENEA.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi se Mjacaj, që dyshohet si autor i ngjarjes ishte izoluar dhe po merrej në pyetje nga prokuroria dhe se situata ishte normalizuar.

“Situata është tërësisht nën kontroll, autori është izoluar dhe po hetohet ngjarja. Hetimin e ka marrë në dorë Prokuroria e Elbasanit,” thuhet në njoftimin paraprak të drejtorisë së burgjeve.

Ngjarja përbën një ndër rastet më të rënda të cenimit të sigurisë në sistemin e sigurisë së burgjeve në Shqipëri dhe mbetet ende e paqartë se si një i dënuar ka siguruar armën e krimit.