“Nuk më pëlqen të më imitojnë”, ja çfarë thotë Valbona për Xhemin
Xhemi Shehu imiton Valbona Selimllarin në “Portokalli” dhe ky rol i saj është pritur mirë nga publiku.
Valbona në një intervistë një javë më parë u shpreh se ndonëse ka parë vetëm fragmente të shkurtra nuk i pëlqen ta imitojnë.
Deklarata e saj hapi diskutime në rrjet, ndërsa së fundmi Selimllari ka folur sërish duke theksuar se nuk ka asgjë me Xhemin.
“Xhemin e kam zemër, a jeni normal?! Unë nuk kam asgjë me Xhemin. Përse duhet të kem unë diçka me Xhemin?
Mua nuk më pëlqen të imitohem, por nuk e kam në marrëdhënie me Xhemin. Edhe ajo e di vetë që nuk kam asgje më të.
E para Xhemi e ka shumë të qartë që e kam shumë xhan, e dyta për të gjithë ata që janë keqkuptuar nuk kam asgjë me Xhemin.
Nuk më pëlqen të imitohem se kështu është natyra ime. Unë jam natyrë që edhe shakatë pranoj me vështirësi.
Unë e kam zemër se është e bukura e dheut. Madje jam e kënaqur që më imiton ajo se është kaq e bukur.”
View this post on Instagram