Hana ka sot ditëlindjen, Mozzik prek me urimi për të bijën
Vogëlushja Hana sot mbush 5 vjeç. Në këtë ditë të veçantë Mozzik ka bërë urimin më të ëmbël për të bijën që tregon shumë edhe për marrëdhënien e tyre.
Reperi nga Kosova ka ndarë disa foto në Instastory ku tregon sesa shumë është rritur Hana ndër vite në krahë të tij, teksa shprehet se e ka bërë babain më të lumtur në botë me ardhjen e saj në jetë.