Mon, Feb 10, 2025

Kaos në Gjirokastër, flakadanë, grushta e shqelma në fushë, 3 kartona të kuqë

  • PublishedDecember 18, 2023

Kampionati shqiptar i futbollit vazhdon të goditet nga ngjarje të shëmtuara.

Në minutën e 62-të të sfidës Luftëtari-Butrinti pati një sherr masiv mes lojtarëve të dy ekipeve.

Në fillim u përplasën Çelo dhe Lukas, për të vazhduar më pas me ndërhyrjen e Gjonaj dhe Jersival Santos, për të vazhduar me një kaos total me përleshjet që vazhdonin.

Loja u ndërpre për tetë minuta, ndërsa në kokat e lojtarëve fluturuan flakadanë.

Forcat e sigurisë e patën të vështirë për të vendosur rregull, derisa gjyqtari kryesor, Egli Spahiu, ndëshkoi me karton të kuq brazilianin Santos të Luftëtarit dhe Gjonajn e Butrintit.

Ky vendim irritoi trajnerin e Butrintit, i cili protestoi te kryesori, por ky i fundit i nxorri edhe Novit karton të kuq. Sa i takon sfidës, Luftëtari fitoi 2-1.