LIVE-“Do të bëjmë gjithçka”! Berisha: Sot nisim betejën në rrugë dhe sheshe
Vetëm pak minutë përpara nisjes së protestës, Sali Berisha u ka bërë thirrjen e fundit demokratëve që të dalin në shesh për të protestuar përpara Kryesisë së Kuvendit në të njëjtën orë që brenda do të mblidhet Këshilli i Mandateve për të vendosur heqjen e imunitetit të tij.
“Jam sot këtu për të shpallur fillimin e betejës pa kthim në rrugët e Tiranës, sheshet e saj, në cdo skaj të këtij vendi. Jemi të vendosur ti përgjigjemi dhëmb për dhëmb sundimit të Ramës të bazuar tek krimi, droga dhe vjedhja e shqiptarëve. Sot cdo demokrat i vërtetë ndihet një luftëtar i lirisë për të bërë gjithçka për shembjen e regjimit” tha ai.