Sat, Nov 30, 2024

Zgjedhjet në Serbi, deputeti shqiptar Shaip Kamberi rikonfirmon mandatin

  • PublishedDecember 18, 2023

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi ka konfirmuar se ka arritur ta sigurojë një mandat tjetër si deputet në Kuvendin e Serbisë në zgjedhjet që u mbajtën ditën e djeshme.

“Sa herë që hyja në ring, të paktën gjysma e audiencës ishte aq e ekzaltuar për të më parë të vrarë. Ata brohoritnin, bërtisnin dhe shkelmonin për çdo grusht me të cilin më godiste një kundërshtar. Aq shumë saqë u bënë histerikë kur i zhgënjeva ato ëndrra dhe shpresa (Muhamed Ali),” ka shkruar Kamberi në Facebook.

Gjatë periudhës nga 2002 deri në 2006 dhe 2006-2008, Kamberi shërbeu si pjesëtar i komunës së Bujanovcit dhe drejtues i Partisë për Veprim Demokratik.

Si një kandidat i Partisë për Veprim Demokratik në zgjedhjet lokale në 2008, ai u zgjodh kryetar i komunës së Bujanocit dhe e ushtroi këtë detyrë deri në 2012.

Në zgjedhjet parlamentare në 2014, Shaip Kamberi u mandatua për në kuvendin kombëtar, pozicion i mbajtur deri në 2016 kur u rizgjodh kryetar i komunës së Bujanovcit.

Në tetor 2018, Kamberi u zgjodh president i Partisë për Veprim Demokratik. Në zgjedhjet parlamentare të 2020, Kamberi u mandatua sërish si deputet në parlamentin serb.

Zgjedhjet në Serbi, Vuçiç shpall fitoren krah Dodik dhe kryetarit të parlamentit malazez

 

AlbaniaWeb.net