Fri, Nov 29, 2024

“Baroni i drogës” përdorte kartë identiteti fallso për t’iu shpëtuar autoriteteve

  • PublishedDecember 19, 2023

“Baroni i drogës” Gëzim Çela, i arrestuar më 9 dhjetor në Kosovë, kishte marrë pasaportën e Kosovës, duke u regjistruar si banor në Komunën e Obiliqit.

Çela u arrestua më 9 dhjetor në fshatin Dardani të Ferizajt nën shoqërinë e dy vajzave nga Shqipëria. Me të ishte dhe personi që e ka strehuar për një kohë në shtëpinë e tij në një fshat të Vitisë, aty ku policia sekuestroi një armë zjarri automatik me 15 fishekë.

Emri i Gëzim Çelës është ndër të parët e përmendur si trafikant droge në Shqipëri pasi këtë aktivitet e ka nisur që në vitet 90. Dikur ish punonjës policie, ai u shndërrua në kontaktin kryesor të shpërndarjes së heroinës në vend si dhe autor i kalimit të dhjetëra kilogramëve kokainë në Kosovë.

AlbaniaWeb.net