Fri, Nov 22, 2024

Big Basta kritika për artistët që promovojnë lakuriqësi dhe jetën e luksit

  • PublishedDecember 19, 2023

Big Basta për rreth gjashtë vite është larguar nga Shqipëria, për të jetuar në Zelandën e Re. Ai ka parë se çfarë ka ndodhur përgjatë këtyre viteve me muzikën në vendin tonë. Në një intervistë për “Bordo”, ai nuk i kursen as kritikat rreth ndryshimit që ka pësuar gjatë këtyre viteve muzika në Shqipëri, dhënia e mesazheve te gabuara nëpër këngë si jeta e luksit dhe paraja e shpejtë.
Rikthimin e tij muzikor ai zgjodhi ta nisë me pjesëmarrjen ne “Festivalin e Këngës”.
Big Basta i përgjigjet pyetjes nëse rikthimi i tij do të jetë përfundimtar në Shqipëri.

Big Basta: Kam jetuar në një vend të largët, ku mrek shpesh kam qenë prezent me punime të mijat, si, “100 Vjet Tirana” si projekt në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe “Një Hap Përpara (Rikthimi)” me Renis Gjokën. Nuk di të them nëse nuk do të shkoj më larg Shqipërisë, sepse jeta është shumë e gjatë, por e di që bota është shumë e vogël dhe kudo është njësoj. Unë eci me moton “Home is Where You Make it”.ullia natyrore ndërthurej me qetësinë shpirtërore. Por në fakt, edhe pse larg syrit, zemrën e kisha gjithmonë këtej, madje edhe

Big Basta tregon arsyen se pse ai vendosi të largohej nga Shqipëria dhe cila është arsyeja e rikthimit.

Doja një opsion të dytë për familjen time. Doja një vend ku e drejta e njeriut është shumë e theksuar, dhe madje larmia kulturore dhe etnike është thesar. Pra, në një farë forme, doja të rritesha dhe t’i dilja përgjegjësive vetëm, gjithmonë me përkrahjen e madhe të partneres sime Vesës, edhe të dashurisë që na jep djali ynë Lian. Arsyeja e rikthimit është shumë e thjeshtë. Na mungonte familja e madhe, na mungonte Shqipëria, e cila me të mirat dhe të metat që ka, është shtëpia jonë ku lindëm e u rritëm, dhe i detyrohemi sadopak të kontribuojmë për ta zhvilluar.

Big Basta flet sesi ka ndikuar eksperienca e të jetuarit jashtë për një periudhë kohe.

Nga ana personale, u rrita mjaft dhe u njoha me botën dhe me kulturat e ndryshme. Por edhe jam i lumtur, që kam krijuar shoqëri mjaft të ngushtë edhe me shqiptarët fantastikë që jetojnë atje, dhe që i falënderoj gjithmonë për suportin e dhënë ndaj meje dhe familjes sime. Nga ana artistike, frymëzimi u shtua, por gjithashtu edhe ndihmoi mjaft në rikonceptimin e Big Bastës. Unë mendoj se çdo artist ka nevojë shumë të bëjë një pauzë për t’i ikur përsëritëses, sepse edhe për tregun është vrastare, si koncept. Shqipërisë i duhen artistët, që krijojnë trende dhe rrisin brezat e rinj me pozitivitet dhe shpresë, por gjithashtu edhe të mos marrim shabllon kulturat e tjera dhe t’i sjellim pa i adaptuar me kulturën tonë, sepse janë mijëra vite kulturë mbi supet tona, që duhen mbrojtur me fanatizëm. Sa i përket impenjimit, gjithmonë kam qenë prezent në video dhe foto me kompani prestigjioze të Auckland.

Ai shprehet që e ka ndjekur me rigorozitet tregun e muzikës në Shqipëri dhe ka një kritikë për të gjithë ata që nuk promovojnë art por lakuriqësi dhe iluzione për brezin që po rritet.

Kemi shumë nevojë të ruajmë vlerat tona, dhe jo t’i përbaltim ato me lakuriqësi apo iluzione për brezin e ri. Kjo ka ndodhur shpesh në artin ‘mainstream’, ose në këngët që prodhohen. Aspak nuk i gjeneralizoj, por kryefjala ka qenë shpesh paraja e shpejtë dhe jeta luksoze. Gjithashtu kam parë një ngritje të madhe cilësie dhe jam i lumtur që organizimi i këngëve, klipeve dhe publikimeve të tyre është më i rregullt. Unë jam shumë komod me pozicionimin tim tanimë si rapper social, por do të doja shumë që të ketë akoma më shumë si karakteri im. Duhet të shërojmë veshët dhe shpirtrat e djegur, dhe t’u themi fëmijëve të shkojnë në shkolla, ta duan jetën dhe mos presim paratë e shpejta, sepse nuk është zgjidhje afatgjatë. Duhet të ndikojmë në hapjen e shumë qendrave argëtuese për to, dhe gjithashtu t’i largojmë nga veset e këqija, por mbi të gjitha ta duan shtëpinë e tyre dhe vendin e tyre, e mos ta përbaltin.

Big Basta gjithashtu tregon edhe për pritshmëritë që ka për eksperiencën në Eurovision dhe nëse nuk do e fitonte ai garën nuk do të mërzitej aspak, pasi do e fitonte dikush tjetër që e meriton.

Normale që të hysh në një garë vetëm me qëllim pjesëmarrjen, nuk e kemi në axhendën tonë artistike. Por si profesionistë, i kushtojmë vëmendje me radhë të gjitha elementëve që duhet të na japin suksesin që duam, nga nota e parë muzikore deri te performanca në festival. Përveç faktit se kam Vesën, pop star shumë të dashur nga publiku dhe që është gjithashtu gjysma ime në jetë, kjo këngë është shpirtërore edhe me faktin se, bashkëpunuam për muzikë me të njëjtët bashkëpunëtorë që kam realizuar këngët e para të karrierës sime, Alban Kondin dhe Fabian Bashën. Pra, një rikthim i konceptuar pozitiv që në gjenezë.

Ka mjaft artistë të mirë, si, Elsa, Besa, Kastro, Shpat Deda, por edhe artistë të rinj të cilët kanë talent të jashtëzakonshëm. Nuk veçoj dot asnjë në këtë garë. Nëse ne nuk fitojmë, atëherë do ta marrë dikush që e meriton. Unë gjithmonë kam qenë besues dhe promotor i profesionalizmit që karakterizon Festivalin Kombëtar. Ai është festivali i gjithë shqiptarëve dhe vlerësimi i të gjithëve merret për bazë, por gjithashtu juria e profesionistëve, janë për t’u admiruar se sa shumë kujdesen të vlerësojnë mirë dhe meritueshëm.