Dako, Bllako dhe Koka transferohen me “urgjencë” drejt Fierit
Ditët e fundit pas ngjarjes së ndodhur në Peqin është rritur siguria në burgje. Sipas burimeve mediatike, Vangjush Dako, Alqi Bllako, Lefter Koka janë transferuar nga paraburgimi i Durrësit ku ndodheshin prej momentit të arrestimit në burgun e Fierit.
Nuk dihet arsyeja e transferimit nëse lidhet me sigurinë. Prej fundjavës së kaluar sistemi i burgjeve është tronditur nga vrasja brenda qelisë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.