Mon, Nov 25, 2024

“Euro 2024″/ Rama jep 200 milionë lekë për lojtarët

  • PublishedDecember 19, 2023

Kombëtarja shqiptare e futbollit është mbështetur financiarisht nga qeveria shqiptare.

Tashmë është miratuar një shumë e cila do të dalë nga buxheti i vitit 2023, për të paguar Slvinjon dhe stafin e tij.

“Fondi prej 200 milionë lekësh në programin “Zhvillimi i sportit” të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, përdoret për mbështetjen e Ekipit Kombëtar të Futbollit në kuadër të UEFA EURO 2024 sipas përcaktimeve të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave”, shkruhet në Fletoren Zyrtare në një akt normativ për ndryshime në buxhetin e vitit 2023.

Kjo shumë do të përdoret nga FSHF për qëllime logjistike duke mbuluar shpenzimet për një përgatitje sa më të mirë për sfidat që na presin.

AlbaniaWeb.net