Thu, Nov 28, 2024

“Kam një fëmijë autik dhe gruan pa punë”, i arrestuari bën kërkesën e veçantë në gjykatë

  • PublishedDecember 19, 2023

Një 40-vjeçar nga Saranda që ndodhet në paraburgim për shkak se po i jepte makinës i dehur ka një kërkesë të veçantë për Gjykatën.

Ai ka kërkuar zëvendësimin e masës “Arrest me burg “ pasi sipas tij ka dy fëmijë të mitur, ku njëri prej tyre (i mituri E. M), është i diagnostikuar me autizëm dhe se i vetmi person i punësuar në familje, është bashkëshortja e tij, e cila që nga koha që ai është arrestuar, është shkëputur nga puna për pjesën më të madhe të ditëve, për t’u kujdesur për fëmijën e sëmurë.

Ka qenë prokurorja Esmeranda Basho e cila e refuzoi kërkesën me pretendimin se “nuk ka asnjë fakt të ri për zëvendësimin e masës së sigurimit të vendosur ex ante nga ana e gjykatës dhe ndodhur në këto kushte, nuk ka vend për zëvendësimin e saj”, vendim i cili u la në fuqi edhe nga Gjykata.

AlbaniaWeb.net