Fri, Nov 22, 2024

Komisioni Europian i shqetësuar për procesin zgjedhor në Serbi

  • PublishedDecember 19, 2023

Zëdhënësja e Komisionit Europian Ana Pisonero shprehu sot gjatë një deklarate për shtyp  se është e nevojshme të riformohet procesi zgjedhor në Serbi.

Pisonero deklaroi se janë marrë parasysh gjetjet preliminare të vëzhguesve të OSBE-së në 17 dhjetor.

“Komisioni Europian shprehu shqetësimin për procesin zgjedhor në Serbi, duke konsideruar se funksionimi i duhur i institucioneve demokratike është kushti kryesor për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian”, tha ajo.

Pisonero theksoi dhe njëherë që pret që autoritetet serbe të ofrojnë raporte dinjitoze për padrejtësitë.

AlbaniaWeb.net