“Ligjet” miratuan propozimet e PS-së, Tabaku: Mazhoranca e ka kthyer në instrument përfitimi
Komisioni i Ligjeve miratoi ditën e sotme ndryshimet ligjore të propozuara nga Partia Socialiste me Komisionet Hetimore.
Në një deklaratë për mediat deputetja e PD-së Jorida Tabaku komentoi këtë ndryshim, ku akuzoi mazhorancën se po përdor ligjin si favor dhe kontroll.
“Sot mazhoranca ndryshoi ligjin duke e kthyer atë në një instrument në favor dhe kontroll. Ky ligj ka shkaktuar probleme për mazhorancën. PD arriti sot të vendosë para drejtësisë dhe ish-ministra. Treguan që nuk janë të gatshëm që të ndryshojmë ligjin për t’i dhënë hapësir parlamentit, por për ta bërë atë si instrument ashtu siç do.” u shpreh Tabaku.