Fri, Nov 29, 2024

1 dëmtim për ndeshje, Milani ende pa zgjidhje. 62 sfida të humbura, stafi i Piolit s’mban përgjegjësi

  • PublishedDecember 20, 2023

Tomazo Pobega dhe Noah Okafor janë vetëm dy të fundit në një listë të gjatë të lojtarëve të Milanit që janë lënduar gjatë vitit 2023. Nëse zvicerani do të rikthehet pas një muaji, mesfushori po përballet me rrezikun e një operacioni që do ta privonte nga fusha të paktën deri në mars.

pobega.milan.monza.2023.2024.infortunato.1400x840

Në fakt, në vitin kalendarik, 29 dëmtime kanë prekur kuqezinjtë deri më tani. Një numër i madh, sidomos kur krahasohet me ekipet e tjera që kanë pasur shumë më pak, vazhdon prej disa kohësh dhe tani për tani, zgjidhja nuk duket se është gjetur.

29 LËNDIME! –

Siç raporton “SkySport24”, që analizoi 29 dëmtimet e vitit 2023, 70% e tyre ishin me origjinë muskulore. Në detaje, 16 lojtarë kanë pësuar lëndime, 5 janë ndalur nga lodhja, 8 janë detyruar të ndalojnë për shkak të një problemi traumatik dhe në fund ka pasur një dëmtim të shkaktuar nga inflamacioni. Për sa i përket ndeshjeve të humbura, totali është 89 ndeshje të humbura të ndara si më poshtë: 62 të humbura për shkak të lëndimeve, 13 për shkak të lodhjes, 13 për shkak të traumës dhe një për shkak të inflamacionit.

NUMRA TË FRIKSHËM –

Shifra vërtet të frikshme që kanë ndikuar ndjeshëm në performancën e Milanit, në këtë pjesë të parë të këtij sezoni. Me organikën e plotë, skuadra e Stefano Piolit ishte e para në renditjen e Serisë A dhe kishte dominuar, por pa fituar, dy ndeshjet e para të Champions-it. Pastaj, për fat të keq, filluan dëmtimet dhe paraqitjet e u përkeqësuan, ashtu si edhe rezultatet.

Skuadra e Piolit ka atë që duhet për të qenë konkurruese si në Itali ashtu edhe Tomazo Pobega, i dëmtuari i radhës te Milani që tashmë rrezikon operacionin. në Europë, por do të duhet të zgjidhin ose të paktën të frenojnë emergjencën e dëmtimeve, përndryshe gjithçka do të jetë shumë e vështirë, sidomos kur në shkurt të nisin impenjimet në Europë ku Milani do të tentojë triumfin në Ligën e Europës.

0