Fri, Nov 29, 2024

Hapet telefoni/ “Tullaci” shqiptar që tronditi Britaninë: Nuk di ku t’i fsheh 1.6 mln paundë

  • PublishedDecember 20, 2023

Helios Nanaj, 37-vjeç që njihet si mbreti i kokainës dhe që u arrestua gjatë sekuestrimit të sasisë më të madhe të drogës së kapur në historinë e qarkut Gloucestershire, është dënuar me 24 vite burg nga drejtësia angleze.

I ashtuquajturi “Tullaci”, Nanaj u shpall fajtor për katër akuza që lidhen me shpërndarjen e drogës së klasit A dhe një akuzë për import të një sasie rekord kokaine në Britani.

37-vjeçari u arrestua pas një hetimi nga Policia e Gloucestershire dhe Agjencia Kombëtare e Krimit, pasi zbërthyen të dhënat e marra nga telefonat e një grupi kriminal të koduar, sipas një stili ushtarak.

Çështja për të cilën Nanaj u hetua ekspozoi një pjesë të madhe të tregtisë së kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, pasi rrjeti që ai drejtonte futi në ishull disa qindra kilogramë drogë.

Imazhet që prokurorët nxorën nga telefoni i tij tregojnë që reklamonte veten duke pozuar ne foto me para dhe veshje të shtrenjta apo pajisje, duke menduar se brenda rrjetit ku komunikonte me anëtarët e grupit ishte plotësisht e sigurt.

Mesazhet e gjetura nga policia në telefonin e Nanajt tregonin se ai po mësonte edhe tregtarët e tjerë të nivelit të lartë të drogës se si të krijonin biznesin e tyre të importit të kokainës.

“Dëshmitë sugjerojnë se ai furnizoi ndoshta mbi 500 kilogramë kokainë dhe në një moment ai ankohej se kishte 1.6 milion £ dhe nuk mund të lëvizte jashtë vendit si rezultat” tha një zyrtar në gjyq.

AlbaniaWeb.net