KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Kolë Hysenaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të enjten më 20 dhjetor vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Tiranës, Kolë Hysenaj. Vendimi është marrë në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA, i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Albana Shtylla dhe anëtarë Ina Rama, Mimoza Tasi e Sokol Çomo, pas shqyrtimit të ankimit të Kysenaj ndaj vendimarrjes së Komisionit.
Kolë Hysenaj u shkarkua më 19 prill të vitit 2021 pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludoi bilance negative në vlera të konsiderueshme që i çmoi të mjaftueshme për penalizimin e tij.
Kolë Hysenaj e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1997 dhe punoi për më shumë se dy dekada si prokuror në prokuroritë e Lushnjes, Kavajës dhe Tiranës.