Sa ndryshe duket princesha spanjolle me uniformë ushtarake
Princesha spanjolle, Leonor, ka ikur në Pirineje, ku do ndjekë stërvitjen ushtarake.
Mbretëresha e ardhshme e Spanjës, ka nisur vitin e parë të stërvitjes ushtarake dhe është fotografuar në pistën e skive.
Në tetor, Leonor bëri betimin dhe kështu mori kushtin bazë për t’u bërë Mbretëresha e Spanjës.
“Sikurse në të gjitha monarkitë parlamentare, trashëgimtari i fronit duhet të ketë një karrierë ushtarake. Në kohën e duhur, një grua do të jetë komandante e përgjithshme e forcave të armatosura. Në vitet e fundit, ne kemi bërë përpjekje të mëdha për t’i përfshirë femrat në forcat e armatosura”, ka thënë më parë ministrja e Mbrojtjes e Spanjës, Margarita Robles.
Në një sallë të mbushur plot të Kongresit Spanjoll, në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm zyrtarë të shumtë, mes të cilëve edhe kryeministri i vendit, Pedro Sanchez. Në eveniment ishin të pranishëm 585 të ftuar.
“Betohem se do t’i kryej me besnikëri detyrat e mia, do ta mbroj dhe do të siguroj respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve, si dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve dhe komuniteteve autonome dhe besnikërinë ndaj mbretit”, ka thënë princesha gjatë betimit.