Sat, Nov 30, 2024

Balla përgëzon policinë duke bërë thirrjen e fortë për ditët e festave

  • PublishedDecember 21, 2023

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka komentuar së fundmi aksionet e policisë, ku janë arrestuar 14 perona të cilëve iu janë sekuestruar dhe armë zjarri dhe sasi municionesh në Mirditë, Berat, Vlorë, Tiranë, Shijak dhe Kurbin.

Balla gjithashtu ka bërë thirrje gjithashtu që këto ditë festash policia të ketë më shumë fokus.

Postimi i Ballës:

Sundimi i Ligjit” po godet çdo ditë armëmbajtjen pa leje, një fenomen që mbetet një shembull i keq në sytë e publikut, një shpërfillje e rëndë ndaj ligjit dhe arrogancë e hapur ndaj shoqërisë sonë. Armëmbajtja pa leje është burim potencial i krimeve të rënda kundër personit.

Policia e Shtetit ka ndaluar 14 persona dhe ka sekuestruar 14 armë zjarri dhe një sasi të konsiderueshme muncioni luftarak në Mirditë, Vlorë, Tiranë, Durrës, Berat, Kurbin dhe Shijak.

Përgëzoj Policinë e Mirditës për riorganizimin, hetimin serioz të ngjarjeve të rënda të mëparshme dhe rritjen e forcës parandaluese, siç u dëshmua sot me parandalimin e një ngjarjeje tjetër të rëndë kriminale.

Policia e Shtetit duhet të rrisë vigjilencën gjatë ditëve të festave, të bashkëpunojë me qytetarët, me qëllim që të parandalohen ngjarjet kriminale dhe që të mos cenohet atmosfera festive, nga episode të veprimeve të paligjshme.

AlbaniaWeb.net