“Dua të bëj vrasje në shkollë”, shkrimi rrënqethës i autorit para masakrës në Pragë
Policia ka identifikuar autorin e masakrës të ndodhur në Pragë, ku nga një sulm me armë zjarri raportohet se kanë humbur jetën të paktën 15 persona dhe afërsisht 30 të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Autori i kësaj ngjarjeje tronditëse, David Kozak, 24-vjeç i cili pas masakrës në Universitetin e Pragës qëlloi veten duke rënë nga çatia, e kishte paralajmëruar krimin në platformën Telegram, në datën 10 dhjetor 2023.
Ai shkruante se dëshironte të bënte vrasje masive në një shkollë, dhe me gjasë të vriste edhe veten.
“Më lejoni të prezantoj veten time. Unë jam Davidi. Dua të bëj vrasje në shkollë, dhe mundësisht vetëvrasje. Alina Afanaskina më ka ndihmuar shumë. Gjithmonë kam dashur të kryej vrasje, mendoja se do të bëhesha një maniak në të ardhmen. Më pas kur Alinas qëlloi, kuptova se ishte më shumë e vlefshme të bëja vrasje masive sesa vrasje seriale. Unë u ula… prita… ëndërrova… desha… por Alina u bë në pika ime e fundit. Ishte sikur ajo erdhi në ndihmë për mua nga parajsa në kohën e duhur”, shkruan autori.