FIFA publikon renditjen e fundvitit, Shqipëria shumë larg rekordit
Ditën e sotme FIFA ka përditësuar renditjen e kombëtareve në rank botëror, bazuar në performancat e fundit vjetore të ekipeve.
Shqipëria mban vendin e 62-të në renditje ndërsa Kosova pozicionohet në vendin e 101-të.
Vendi i 62-të në renditje ndoshta nuk është ai klasifikim që pritej, duke marrë parasysh dhe ecurinë mjaft të mirë që Kombëtarja jonë pati gjatë kualifikueseve të fundit, ku mundi të siguronte dhe një vend në finalet e Euro2024.
Në fakt në vitin 2015, pasi sigurojë kualifikimin për në “Francë 2016”, Kombëtarja shqiptare gjeti veten në vendin e 22-të në renditjen e FIFA-s, që është dhe renditja më e mirë e arritur ndonjëherë nga kuqezinjtë.
Nga ana tjetër, Kosova në pozitën e 101 ishte edhe një muaj më parë duke mos bërë asnjë ndryshim. Për shkak të rezultateve “jo”, Dardanët nuk mundën të ishin në garë për një vend në finalet e Evropianit.