Fri, Nov 29, 2024

KFOR jo vetëm ruajtje nga toka, përdorin dhe këtë mënyrë patrullimi (FOTO)

  • PublishedDecember 21, 2023

Forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë (KFOR) po i vazhdon patrullimet në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë për të garantuar sigurinë.

Agjencia shtetërore turke e lajmeve “Anadolu” shoqëroi patrullën e ushtarëve italianë përgjatë zonës kufitare afër komunave të Zveçanit dhe Zubin Potokut, ku shumica e serbëve jetojnë në veri të Kosovës.

Ushtarë të KFOR-it u panë gjithashtu në patrullim me varka në liqenin e Ujmanit në rajonin kufitar.

Guglielmino Esercito, komandanti përgjegjës i njësisë italiane, tha se njësitë kryejnë patrulla për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë në Kosovë.

“Ne jemi të pajisur mirë dhe të trajnuar mirë, kështu që fleksibiliteti ynë mund të na japë mundësinë të përballemi me të gjitha llojet e sfidave në fushën e operimit, kështu që KFOR-i është i gatshëm të përballet me të gjitha llojet e sfidave”, tha Esercito.

KFOR-i ka shtuar praninë dhe aktivitetet e patrullimit në Kosovë pas përshkallëzimit të sulmit terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Pas sulmit, një numër i madh i forcave të sigurisë u dërguan në vend dhe pikëkalimi kufitar Bërnjak ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u mbyll.

Midis 27 vendeve anëtare dhe partnerëve të NATO-s, Turqia ka kontingjentin e dytë më të madh në KFOR, duke kontribuar me 780 nga rreth 4,500 ushtarët e saj.

AlbaniaWeb.net