Fri, Nov 29, 2024

Si ndihet Fifi si finalistja e parë e “DWTS”?

  • PublishedDecember 21, 2023

Fifi, është shpallur finalistja e parë e “DWTS”. Ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Wake Up”, dhe ka folur për emocionet e para që përjetoi kur mësoi se do të ishte e para finaliste.

Fifi: Ishte një moment që e kuptova sa më do publiku, e shijova pafundësisht atë moment. Me erdhi për të qarë pastaj thashë jo jo nuk do qaj. Graciano më tha që ja dolëm. Kemi punuar shumë dhe nuk është e lehtë ta marrësh këtë projekt përsipër sepse është shumë impenjative. “DWTS” më ka bërë shumë mirë, më ka dhënë një rutinë të shëndetshme. Unë të gjithë ata që janë në garë i shikoj si konkurrent të fortë, sepse secili ka veçantitë e tyre. Publiku krijon pëlqimet e veta për konkurrentët. Faleminderit që i kam pasur aty sepse i kam bërë që të më duan. Nuk e kam pritur që do arrija në finale, sepse të gjithë kanë fansat e tyre. Unë me votat e jurisë nuk kam qenë aq mirë, më thonin ishe shumë mirë 8 ose 6.

Fifi sa herë merr shumë pikë nga publiku është parë që bën “Twerk”, dhe e zbuloi arsyen se pse.

Fifi: Kur marr shumë pikë, më vjen e natyrshme dhe thjesht lumturohem për atë vlerësimin që e marr. Unë kur shkova nuk isha më e mirë, unë gradualisht jam rritur, kam mësuar stilin dhe të jem më e saktë. Jam munduar të bëj një numër korrekt.