Fri, Nov 29, 2024

“Duhej ta kisha larguar një ditë pasi e emërova”, presidenti i Napolit: E mora me të qeshur kur tha…

  • PublishedDecember 22, 2023

Presidenti i Napoli, Aurelio De Laurentiis, në një intervistë për “Corriere Dello Sport”, ka prekur shumë tema që kanë lidhje me futbollin. Ai ka folur për marrëdhënien me ish-trajnerin Rudi Garcia, që u shkarkua pas disa muajsh në detyrë. Ai arriti 8 fitore, 4 barazime e 4 humbje si trajner i Napoli.

“Kuptova që nuk ishte njeriu i duhur për të drejtuar Napoli që ditën që e prezantova. Duhej ta kisha larguar nga ajo detyrë që ditën e nesërme. Të isha ngjitur sërish në skenë dhe të deklaroja: E prezantova, por tani duhet ta heqim”, tha De Laurentiis.

“Ishte një trajner që kur erdhi tha: Unë nuk e njoh Napolin, nuk kam parë kurrë një ndeshje të këtij ekipi. Duhej ta kisha kuptuar që në atë moment që nuk ishte njeriu i duhur, por e mora me të qeshur. Problem është se e përsëriti atë gjë disa herë”, u shpreh më tej presidenti i Napoli. “

Do të kishte mjaftuar që të praktikonte të njëjtin tip loje që bënte Spalletti, por bëri të kundërtën. Largoi një përgatitës të përkryer për të sjellë një tjetër që… Më kishin thënë që ai t’i trazon lojtarët. Duhej të kisha qëndruar në qendrën stërvitore nga mëngjesi në mbrëmje për të mbrojtur skuadrën”, tha De Laurentiis.