Finalja e Botërorit të Klubeve, Manchester City gati për një tjetër trofe
Sot në mbrëmje do të luhet finalja e Botërorit të Klubve mes Manchester City dhe Fluminense.
Kampionët e Europës do të përballen me kampionët e Amerikës Latine, në një ndeshje ku interesi ka qenë i jashtëzakonshëm.
“Qytetarët” kërkojnë një tjetër sukses pas fitimit të tripletës sezonin e kaluar, edhe pse yjet e skuadrës, Erling Haaland apo Kevin De Bruyne do të mungojnë për shkak dëmtimi.
Takimi do të luhet në Xhedah të Arabisë Saudite, prej orës 19:00.