Fri, Nov 29, 2024

Masa e arrestit për Berishën do të shqyrtohet të martën

  • PublishedDecember 22, 2023
Sali berisha

Një ditë pas marrjes së autorizimit nga Kuvendi, Prokuroria e Posaçme dorëzoi në gjykatë kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit , i akuzuar për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Përmes një njoftimi për shtyp, Gjykata e Posaçme deklaroi se seanca gjyqësore për shqyrtimin e kësaj kërkese do të zhvillohej të martën më 26 dhjetor.

Berisha, 79 vjeç, është zyrtari më i lartë në tre dekada që përballet me një situatë të tillë ligjore. Hera e fundit që një ish-kryeministër është përballur me heqje imuniteti dhe arrestim ka qenë korriku i vitit 1993, kur mazhoranca e asaj kohe e Partisë Demokratike autorizoi arrestimin dhe përndjekjen e ish-kryeministrit socialist, .

Kërkesa për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj Berishës erdhi pasi ky i fundit kundërshtoi si antikushtetuese masat e mëparshme të detyrimit për paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit, duke mos i zbatuar ato. Kodi i Procedurës Penale parashikon zëvendësimin e masës në raste të tilla.

Në një konferencë për shtyp me gazetarët të premten, Berisha e krahasoi Prokurorinë e Posaçme me policinë famëkeqe të komunizmit, ish-Sigurimin e Shtetit, ndërsa akuzoi Gjykatën Kushtetuese për shkelje me vendimin e saj për të rrëzuar një kërkesë të 30 deputetëve të opozitës për pezullimin e masave ndaj tij.

Berisha përsëriti sërish qëndrimin e tij mohues ndaj akuzave të , ndërsa deklaroi se “opozitat nuk janë mposhtur kurrë me burgje”.