Fri, Nov 29, 2024

Masakra në Pragë/ Gazetari hero që i tërhoqi vëmendjen autorit të krimit

  • PublishedDecember 22, 2023

14 persona humbën jetën dje si pasojë e një sulmi në Universitetin e Arteve në Pragë ku autori David Kozak pas sulmit vrau veten.

Raportohet se 25 persona janë plagosur ku 10 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Kameraman Jiri Forman ishte një nga të parët në skenën e masakrës në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles.

Ai u përpoq që të tërhiqte vëmendjen e 24-vjeçarit  duke e shpërqendruar që studentët të iknin me vrap.

“Ej bir k*rve, më gjuaj! Hej, ja ku jam”, iu drejtua kameramani autorit të masakrës, duke arritur me sukses t’i tërhiqte vëmendjen pasi David Kozak filloi të qëllonte mbi të dhe policët.

“Njerëzit që po largoheshin nga fakulteti ishin në fakt një objektiv relativisht i lehtë. Prandaj i bërtita të qëllonte në drejtimin tim sepse kisha ku të fshihesha”, tha ai.

Në një intervsitë për iDNES.cz, ai u shpreh se bëri gjithçka që mundi. Ai shpëtoi shumë jetë me një akt të guximshëm, ku së bashku me një tjetër polic rrezikuan jetën e tyre.

AlbaniaWeb.net