“Nuk i shikoj dot me sy”, Edona komenton banorët me Azemin
Edona dhe Azemi janë ulur në oborr dhe komentojnë për banorët e tjerë. Edona shprehet që ka ardhur një pikë e lojës që nuk po i shikon dot me sy më disa nga banorët.
Edona: Ka persona që nuk po i shikoj dot më me sy, s’po e shikojmë dot më njëri-tjetrin.
Azemi: Po është shumë normale kjo. Ne jemi 16 banorë këtu dhe secili ka karakter të ndryshëm. Me disa karaktere këtu, jashtë shtëpisë nuk të ecën farë biseda, nuk rrije dot. Këtu ke fjetur me ta 60 ditë.
Edona: Me disa flas bëj ndonjë shaka, me Bucin flas vetëm në dark ndonjëherë ama ditën nuk i flas kurrë atij. Kur më vinë për interes nuk dua t’i shikoj fare.
Azemi ka treguar interes dhe pëlqim për Albën por ajo i ka thënë që e shikon vetëm si shok dhe jo për diçka më shumë.
Ai është eliminuar njëherë nga gara por bileta e tij e fatit e ktheu përsëri. Pas rikthimit ai ka sqaruar çdo gjë me Albën e madje i ka ofruar edhe një pakt për marrëveshje që të bëhen bashkë dhe të jenë më të fortë kundër banorëve të tjerë.