Fri, Nov 29, 2024

Presidentja Vjosa Osmani reagon ashpër: Masat e BE-së po kushtëzojnë…

  • PublishedDecember 22, 2023

Presidentja, Vjosa Osmani ka shprehur se masat që BE-ja i vendosi Kosovës po përdoren si kushtëzim për krijimin e Asosacionit.

Osmani gjatë takimit me presidentin bullgar, tha se Kosova nuk ka pushtuar asnjë vend dhe masat duhet të hiqen.

“Masat do duhej të hiqeshin moti. Në fakt s’do duhej të vendoseshin kurrë sepse përkundër mospajtimeve që kanë ekzistuar mes Qeverisë dhe partnerëve të BE-së sa i përket 26 majit, Kosova ka vepruar brenda territorit të saj. Nuk e ka pushtuar askënd që të meritonte masa të tilla jo proporcionale”, ka thënë Osmani.

Ajo tha se krejt çka është kërkuar nga Kosova për deeskalim janë realizuar dhe masat veç se është dashur të hiqeshin, pasi siç tha ajo po ndikojnë tek qytetarët e Kosovës.

Presidentja po ashtu theksoi se ka tendencë që masat të keqpërdoren si mënyrë për ta kushtëzuar Kosovën për çështje komplet të ndryshme nga ajo për të cilën ishin vendosur në fillim.

“Një qasje të tillë e kam kundërshtuar edhe në samitin BE-Ballkan Perëndimor më 13 dhjetor sepse në fakt kjo logjika sikur kur përdoreshin liberalizimi i vizave për të kushtëzuar Kosovën për çështje dialogu do të ketë vetëm efekt negativ. Nëse dikush mendon që kushtëzohet heqja e masave me ndonjë veprim të Kosovës në kuadër të zbatimit të marrëveshjeve vetëm sa do të ketë efekt negativ. Masat duhet të hiqen pasi Kosova i ka plotësuar kërkesat e saj ”, ka thënë ajo.

AlbaniaWeb.net