Fri, Nov 29, 2024

Rama takim me Antonio Tajanin: Gati për firmosjen e marrëveshjes

  • PublishedDecember 22, 2023

Kryeministri Edi Rama është takuar me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani i cili njëkohësisht është dhe zëvendës kryeministri i Italisë.

Në fokus të takimit është dhe marrëveshja Shqipëri-Italia për pensionet e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj.

Përmes një postimi në rrjete sociale Rama jep lajmin se më në fund do të firmoset marrëveshja e pensioneve.

“Me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani. Dhe me lajmin e mirë se më në fuuuund jemi gati për firmosjen e Marrëveshjes së shumëpritur të Pensioneve të shqiptarëve në Itali”,shkruan rama në postim.

 

AlbaniaWeb.net