Sat, Nov 30, 2024

Së shpejti prindër, çifti i famshmëm i aktorëve merr vendimin e rëndësishëm

  • PublishedDecember 22, 2023

Robert Pattinson dhe Sookie Waterhouse janë fejuar. Çifti do të hedhë hapin e radhës në lidhjen e tyre, ka konfirmuar një burim për PEOPLE.

“Ata janë fejuar. Të dy duan të martohen. Është e rëndësishme për ta”, tha burimi.

Në nëntor, çifti njoftoi se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë. Burimi shtoi për PEOPLE se ylli i Batman “mezi pret të bëhet baba”.

“Ai është shumë gati ”, thotë burimi. “ Marrëdhënia e tij me Sookie është e pabesueshme. Ai ndihet shumë me fat.’

Në fillim të kësaj jave, dyshja ndezën thashethemet se po lidhin kurorë pasi Waterhouse u pa me një unazë diamanti në dorën e majtë gjatë një shëtitje në Londër.