Sulmi në Pragë/Parandalohet një tjetër masakër në Çeki (VIDEO)
Pas sulmit që shkaktoi një masakër në qendër të Pragës ditën e djeshme, ku një 24-vjeçar David Kozak vrau me armë 15 persona, autoritetet çeke kanë parandaluar një tjetër rast të ngjashëm.
Mediat e huaja raportojnë s është arrestuar një tjetër i ri, në kuadër të masave rritjes së sigurisë në vend.
Thuhet se i riu telefonoi dhe paralajmëroi se kërkonte të blinte një armë dhe të vriste.
“Dje në orën 11 e gjysmë telefonuesi na tha se ishte frymëzuar nga vrasësi, se donte të blinte një armë dhe gjithashtu të vriste”, shkroi policia çeke në një postim në X.
Včera o půl jedenácté nám volající sdělil, že se inspiroval střelcem, chce si pořídit zbraň a také zabíjet. Po několika hodinách byl ztotožněn a níže máte video z jeho zadržení. Úkony stále probíhají, zatím kvalifikováno jako šíření poplašné zprávy. #policiepha https://t.co/5krNELkg7v pic.twitter.com/AgwWHnfDK1
— Policie ČR (@PolicieCZ) December 22, 2023
Ndërkohë, kryeministri çek Petr Fiala tha se e shtuna do të jetë një ditë zie kombëtare për viktimat e të shtënave në Pragë.