SUPERLIGA/ “Vendim i rëndësishëm për të gjitha klubet”, Ancelotti: Nuk duhet të ketë monopol
Çështja e krijimit të Superligës është në qendër të vëmendjes në të gjitha mediat sportive. Shumë diskutime ka ngjallur vendimi i Gjykatës Europiane të Drejtësisë.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Carlo Ancelotti. Ky i fundit ka theksuar se ky është një vendim i rëndësishëm dhe se nuk duhet të ketë monopol vetëm nga UEFA dhe FIFA.
“Ishte një vendim i rëndësishëm për të gjitha klubet. Ka disa që nuk janë aq të bindur. Mendoj se do të jetë pozitive për të gjithë që të mos ketë monopol dhe të përmirësohet kalendari. Koha do të tregojë nëse është pozitive, por besoj se në fund do të jetë mirë për të gjithë botën”, ka theksuar trajneri italian.