Fri, Mar 28, 2025

Lajmi i fundit/ Aksident në aksin Levan-Tepelenë, dy fëmijë të plagosur

  • PublishedDecember 23, 2023

Një aksident ka ndodhur pak minuta me parë në aksin e autostradës Levan -Tepelenë në afërsi të vendit të quajtur “24 orarëshi” në Poçem.

Policia e Fierit pohon se janë përplasur dy automjete e si pasojë janë plagosur dy fëmijë, të cilët po transportohen në urgjencën e spitalit Rajonal Fier për tu dhënë ndihma e parë mjekësore.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertët  për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

AlbaniaWeb.net