Sat, Feb 1, 2025

Azemi reagon për herë të parë pas eliminimit nga ‘BBVK’

  • PublishedDecember 24, 2023

Azemi është njëri prej ish-banorëve të fundit që është larguar nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 2 këtë të premte pasi ishte në nominim. I ftuar në Big Talk Kosova, sot ka folur për lojën e tij brenda shtëpisë më të madhe në vend dhe mbështetjes që pati nga publiku.

“Unë kur kam dalë jam befasuar se çfarë përkrahje kam pasë sepse aty brenda nuk e kam ditur. Thjesht aty brenda në shtëpi kam qenë vetvetja, nuk e di a kam bërë ndonjë gjë gabim, që më ka qitur jashtë publiku mua”, ka thënë Azemi.