“E kishim studiuar kundërshtarin”, Deliallisi komplimenton ekipin: Bëmë maksimumin ndaj skuadrës kampione, Erzeni nuk do ndryshojë shumë
Erzeni mbylli vitin me fitore, pasi triumfoi 1-2 ndaj Partizanit. Pas sfidës trajneri i ekipit nga Shijaku, Alfred Deliallisi komplimentoi skuadrën.
“Komplimentoj djemtë për atë që dhanë ndaj një kundërshtari shumë të vështirë. Ekipi kampion në fuqi. Ndeshje e studiuar më së miri. Goli i pësuar ishte aksidentalisht, çdo gjë ishte e kontrolluar në sinkron. Në momentin që nuk je perfekt mund të goditesh. Ndeshja u kontrollua nga ne duke mos lënë hapësira.
Ishte mungesë përqendrimi një moment te penalltia. Para se Partizani të shënonte 2-1 kishim një rast flagrant që mund të shkonte 3-0. 10 minuta mungesë përqëndrimi, por më pas i morëm masat me ndërrimet. Jam i kënaqur nga lojtarët që hynë nga stoli.
Pse nuk arrini rezultate me ekipe më të dobëta se Partizani?
Edhe me Kukësin ne e kemi dominuar totalisht në çdo aspekt. Kjo punë do dhe pak fat, nuk ka lidhje me motivimin pasi këtu ka përgjegjësi. Emri i Partizanit të motivon vetë. Kemi dominuar shpesh por nuk kemi marrë rezultate.
Merkato? Largime dhe Afrime? 90% e ekipit nuk largohet, s’ka shanse. Do të afrojmë lojtarë për kampionatin që sa vjen e vështirësohet. Do të ishte fatale nëse do të na gënjejë mendja. Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të punojmë akoma më fort pasi nuk kemi arritur asgjë. Dy fazat e tjera do të jetë shumë ndryshe.” – tha ai.
(J.S/)