Azemi nuk heq dorë aq lehtë nga Alba, mesazhi pas daljes nga ‘BBVK’
Azemi ishte i eliminuari i fundit nga shtëpia e ‘Big Brother Vip Kosova’. Ndonëse u pa si një nga pretendentët për të qenë finalist, publiku dhe ndjekësit e formartit bien dakord në një pikë: afrimiteti me Albën e ka penalizuar në lojë. Sa kohë ishte në shtëpinë e famshme, Azemi bëri përpjekje të vazhdueshme për të fituar zemrën e bukuroshes nga Shkodra por pa rezultat.
Në spektaklin e sotëm, tashmë si ish-konkurrent ai i ka dhënë një mesazh Albës duke i thënë se po e pret të festojnë Vitin e Ri, bashkë me ish-banorët e tjerë.
“Alba të presim, unë dhe Jona e Vesa për Vitin e Ri”, i ka thënë Azemi, Albës, derisa kjo e fundit ia ka kthyer duke i dërguar puthje.