Balaj, “bomberi” i Superligës, kapiten i Vllaznisë udhëheq garën për “Këpucën e Artë”
Pas javës së 18-të, në përfundim të fazës së dytë, është koha për të bërë bilance. Një garë me vetë është ajo për “Këpucën e Artë”, pasi çështja titull, është një diskutim që zgjat në kohë, kjo dhe për shkak të formulës. Në kushte të tjera, kjo garë këtë sezon pritej të ishte shumë e fortë, por i pari që u largua nga ishte i ndjeri Dwamena, i cili humbi jetën tragjikisht në fushë. Kapiteni i Egnatias frenoi në kuotën e 9-të golave.
Nga kjo garë u largua një tjetër kandidat potencial për të triumfuar, Florent Hasani. Ish “bomberi” bardheblu u largua nga Tirana për të nisur një aventurë të re në Rumani. Hasani largohet me 10 gola të shënuar këtë sezon. Për momentin në krye të kësaj garë qëndron Bekim Balaj.
Kapiteni i Vllaznisë po udhëheq shkodranët këtë sezon. Deri në këtë pikë, Balaj ka realizuar 11 gola në 18 ndeshje, shifra të kënaqshme për sulmuesin kuqeblu. Rivali më i madh i Balajt në garën për “Këpucën e Artë” duket Bintsuka. Sulmuesi i Partizanit ka shënuar 7 gola në 18 javë këtë sezon.
()