Begaj uron Krishtlindjet së bashku me kryepeshkopin Janullatos: Të punojmë në përparimin e vendit
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos ka dhënë mesazhin e tij për Krishtlindjet.
Në ditën e Krishtlindjes, Presidenti Bajram Begaj nga katedralja ‘Ngjallja e Krishtit’, uroi gjithë shqiptarët që të kenë paqe e begati. Ndërkohë një mesazh e pati edhe Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos, i cili tha se duhet të punojmë me gjithë zemër për përparimin e vendit.
“Sot është një ditë e veçantë. Dita e Krishtlindjes, erdha për t’i uruar këtë ditë të shenjtë. Kjo është ditë e dritës hyjnore, sjell shpresë dhe gëzim për gjithë besimtarët dhe shqiptarët. Gëzuar, të kenë sa më shumë gëzime, begati dhe paqe të gjithë shqiptarët” , tha gjatë vizitës Negaj.