Opozita dhe studentët, thirrje për protesta masive për anulimin e zgjedhjeve në Beograd
Më shumë se 35 protestues u arrestuan në Beograd, ndërsa dy punonjës policie u lënduan gjatë një proteste anti-qeveritare që u kthye e dhunshme të dielën në mbrëmje në Beograd. Partitë e opozitës dhe një nismë studentore jo-formale, që qëndrojnë pas protestive prej javës së kaluar kërkuan anulimin e zgjedhjeve lokale në Breograd si dhe bënë thirrje për një protestë të re, edhe më masive të hënën si dhe bllokimin e rrugëve kryesore të qytetit.
Dimitrije Dimiç, një përfaqësues i studentëve që u mblodhën nën emrin “Lufto” tha të dielën se Beogradi do të bllokohet nga e hëna, nëse presidenti serb, Aleksandar Vuçiç nuk bie dakord që të anulojë zgjedhjet të hënën për të rishikuar parregullsitë e raportuara.
Të dielën, mbështetësit e koalicionit opozitar “Serbia kundër Dhunës”, i cili nisi një seri tubimesh pranë godinës së Komisionit të Zgjedhjeve në qendër të Beogradit mbrëmjen e 18 dhjetorit, u përpoq të sulmonte godinën administrative të qytetit.
Protestuesit thërritën “Hapni dyert” dhe “Hajdutë”, ndërsa e godisnin godinën me vezë. Të tjerë thërritën “Vuçiç është Putin”, duke e krahasuar presidentin serb me liderin rus. Opozita pretendoi për përdorim të gjerë të forcës nga policia serve dhe një njësi speciale e xhandarmërisë, të cilën autoritetet serbe e mohuan. Ndërkohë, presidenti serb, Vuçiç pretendoi se protestat ishin “planifikuar më parë” dhe se qeveria e tij kishte “prova të qëndrueshme”. Vuçiç sugjeroi gjithashtu se trazirat ishin nxitur nga jashtë.
Duke iu drejtuar kombit gjatë protestës jashtë bashkisë së Beogradit, Vuçiç i quajti protestuesit “banditë”, të cilët nuk do t’ia dilnin të destabilizonin vendin.
“Ky nuk është një revolucion,” tha Vuçiç ndërsa shtoi se “ata nuk do të kishin sukses”.
Raporti paraprak i ODHIR-it thekson se zgjedhjet parlamentare serbe u shënuan nga “mangësi të shumta procedural, duke përfshirë aplikimin e paqëndrueshëm të masave mbrojtëse gjatë votimit dhe numërimit, raste të mbipopullimit të qendrave, shkelje të fshehtësisë së votës dhe votime në grup”.