Tronditëse! 18-vjeçari hidhet nga kati i 8-të i pallatit
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme në qytetin e Korçës ku një 18-vjeçar nga Durrësi është hedhur nga kati i 8-të i një pallati.
Mësohet se i riu ka festuar mbrëmjen e djeshme, pasi kishte marrë një apartametn me qira ditore ku ka konsumuar dhe alkool.
Në rrethana ende të paqarta mësohet se 18-vjeçari është hedhur nga lartësia e madhe pasi ka qenë në gjendje të dehur, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit Korçë, për të kryer veprimet mjeko-ligjore.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar të gjithë personat që u gjetën në ambientin të cilin e kishin marrë me qera dhe vijon intervistimi tyre për sqarimin e plotë të rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes së rëndë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.