Fri, Nov 29, 2024

Gjykata shtyn vendimin për masën e arrestit shtëpiak ndaj Berishës

  • PublishedDecember 26, 2023

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtyu për të mërkurën shqyrtimin e kërkesës së SPAK për masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin , pasi avokatët kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me provat shoqëruese.

Kërkesa e SPAK mbërriti në gjykatë të shtunën, pas marrjes në Kuvend të autorizimit për heqjen e imunitetit të Berishës më 18 dhjetor.

Berisha, 79 vjeç, është zyrtari më i lartë në tre dekada që përballet me një situatë të tillë ligjore. Hera e fundit që një ish-kryeministër është përballur me heqje imuniteti dhe arrestim ka qenë korriku i vitit 1993, kur mazhoranca e asaj kohe e Partisë Demokratike autorizoi arrestimin dhe përndjekjen e ish-kryeministrit socialist, Fatos Nato.

Kërkesa për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj Berishës erdhi pasi ky i fundit kundërshtoi si antikushtetuese masat e mëparshme të detyrimit për paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit, duke mos i zbatuar ato. Kodi i Procedurës Penale parashikon zëvendësimin e masës në raste të tilla.

Sipas koordinatores për të drejtën e informimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, , seanca u shty për të mërkurën në orën 11:00, pasi avokatët depozituan kërkesë për t’u njohur me aktet e provat.

Të njëjtën gjë deklaroi pas seancës edhe përfaqësuesi ligjor i Berishës, avokati . Ai pohoi se kërkesa e prokurorëve ishte e shoqëruar me prova për të cilat kërkuan që të njiheshin dhe për rrjedhojë gjykata vendosi shtyrjen e seancës. Gjokutaj e cilësoi të pambështetur në ligj kërkesën e prokurorëve për caktimin e masës “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore.

Ai shtoi se kishin kërkuar edhe përjashtimin e gjyqtares , me argumentin se ish-kryeministri Berisha ka qenë kryetar i ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitin 1996, kur sipas tij është marrë vendim për shkarkimin e gjyqtares Gjoka.

Berisha ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar në vazhdimësi se procesi kundër tij është porositur nga kundërshtari politik, kryeministri Edi Rama.

Në tetor të këtij viti, SPAK arrestoi Jamarbër Malltezin, dhëndër i ish-kryeministrit Sali Berisha, si person i dyshuar se ka përfituar miliona euro në mënyrë të parregullt, falë vendimeve të qeverisë, në kohën kur kryeministër ishte Sali Berisha.