Fri, Nov 29, 2024

SPAK arreston 4 të dyshuar se paguan ryshfet në ish-Gjykatën e Apelit Korçë

  • PublishedDecember 26, 2023

Prokuroria e Posaçme njoftoi të martën arrestimin e  4 personave të dyshuar se paguan 5 mijë euro për të zbutur një masë sigurie në ish-Gjykatën e Apelit në Korçë, ndaj një të arrestuari të përshirë në dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Të arrestuarit akuzohen për aktiv, ndërsa dy persona të tjerë po hetohen me grupin të akuzuar për “moskallëzim krimi” dhe u lanë me masë sigurimi detyrim paraqitje.

“Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasit D. K., N. H., N. J., B. K. dhe A. K., në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” në formën e kërkimit të përfitimit të parregullt të një shume prej 5000 (pesë mijë) eurosh me qëllim ushtrimin e ndikimit në Gjykatën e Apelit Korçë për zbutjen e masës së sigurimit të shtetasit B. K., i cili hetohej për veprën penale te parashikuar nga neni 298 i K. Penal”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga .

SPAK  bëri me dije se urdhër arrestet e miratuara nga gjykata u zbatuan të martën. Tre prej të arrestuarve kanë masë sigurimi me burg dhe një i katërt u caktua me masë sigurimi arrest në shtëpi.