Fri, Nov 29, 2024

Tentoi të vriste berberin në Fier, pas arratisë përfundon në pranga 33-vjeçari

  • PublishedDecember 26, 2023

Është kapur dhe autori  i sulmit me armë ndaj berberhanes në Fermë Çlirimi, Fier ku një 33-vjeçar tentoi të vriste me armë zjarri 30 vjeçarin, Bledi Koçi ose i njohur si “Xiba” që njëkohësisht është dhe pronari i biznesit

Ngjarja ka ndodhur më datë 23.12.2023, në fshatin Fermë Çlirim, për shkak të një konflikti të mëparshëm, ku dyshohet si shkak hakmarrja, policia arrestoi bashkëpunëtorin e 33-vjeçarit në fillim, të riun Nikola Muçi.

Tani është bërë e mundur dhe kapja e autorit të sulmit ,33-vjeçari Geraldo Hoxha, gjithashtu ati i është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe arma e zjarrit pushkë me të cilën qëlloi ndaj Bledi Koçit.

Plumba për hakmarrje! Qëlloi drejt “Xibës” së Fierit! Arrestohet autori, shoku në kërkim

Njoftimi i policisë:

Fier/Finalizohet një tjetër episod i megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Tentoi të vriste një 30-vjeçar, duke qëlluar me armë zjarri, drejt biznesit (berberhane) ku ai po merrte shërbim, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pushkë.

Pas kësaj ngjarjeje të ndodhur më datë 23.12.2023, në fshatin Fermë Çlirim, për shkak të një konflikti të mëparshëm, për motive të dobëta, Policia arrestoi bashkëpunëtorin e 33-vjeçarit.

Si rezultat i veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 23.12.2023, në fshatin Fermë Çlirim, ku në drejtim të një biznesi (berberhane), u qëllua me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim G. H. (M)., 33 vjeç, banues në fshatin Fermë Çlirim.

Pas një konflikti të mëparshëm, për motive të dobëta, me shtetasin E. K., 30 vjeç, ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri pushkë, në drejtim të një biznesi (berberhane), në momentin kur në këtë biznes, po merrte shërbim 30-vjeçari. Nga veprimet e shpejta hetimore ka rezultuar se bashkëpunëtor për këtë rast ka qenë shtetasi N. M. (M)., 22 vjeç, i cili u arrestua nga Policia, një ditë më parë.

Në cilësinë e provës materiale, u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit pushkë me të cilën qëlloi 33-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

AlbaniaWeb.net