Fri, Nov 29, 2024

Vuçiç luftë Kosovës? Eksperti te “5Pyetjet.al”: Skenarët, çfarë fshihet pas alarmit të Kurtit

  • PublishedDecember 26, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi dy ditë më parë se grupi i Milan Radojiçiç po riorganizohet për sulmin e radhës në Kosovë. Alarmet nuk kanë munguar edhe nga Presidentja Osmani dhe shefi i NATO-s. Për të analizuar situatën e fundit të sigurisë në Kosovë, “5Pyetjet.al” zhvilloi një bisedë me doktorin e shkencave politike dhe njohësin e mirë të sigurisë, Gurakuç Kuçi, i cili dyshon te alarmi që ngriti Kurti, pasi sipas tij një ditë më pas kryeministri u largua nga vendi.

Ka shumë situata ku mezi pritet që të shpërthehet lufta dhe ringjalljen e zonave të konfliktit. Kosova mbetet shumë fraxhile. Ku në çdo moment mund të ketë ndonjë konflikt, por nuk mund të ketë konflikt klasik, sepse në kërcënimin që kemi nga Serbia, do ta bënte një pushtim vetëm nëse do të kishte luftë globale. Për momentin mund të bëjë luftë hibride. Serbia është duke pritur të shfrytëzojë momente të caktuara për politikat e saj. Synimi i tyre është ndarja e Kosovës.

Ata presin që Kosovën ta çojnë në një konferencë ndërkombëtare për të marrë territor sa të mundnin nga Kosova. Kërcënimet nuk janë reja, por nuk u paraqitën në mënyrë të duhur, pasi kryeministri pasi paraqiti kërcënimet udhëtoi jashtë vendit duke shkuar në vendin ku ka familjen e tij. Kjo paraqiti në një lloj kuptimi që situata që paraqiti nuk është reale. Pasi në kohën kur ka kërcënime të tilla politikanët nëse  janë jashtë kthehen dhe nëse kanë planifikuar udhëtime i anulojë, por Kurti veproi ndryshe.

A mos po përdoren situata të tilla edhe për qëllime të caktuara apo disiplinimin e masës, që kur ka një gjendje lufte, për t’i shmangur nga kërkesat apo mos po paralajmëron zgjedhje të reja. Këto po ngrenë shumë dilema, më shumë sesa çështja e sigurisë. KFOR ka katërfishuar kontrollin kufitar me Serbinë dhe NATO ka rritur gatishmërinë ushtarake” tha ai për “5Pyetjet.al”. Më poshtë intervista e plotë me ekspertin Gurakuç Kuçi.

AlbaniaWeb.net