Bien kryesuesit e Minnesota-s, Memphis fiton në shtesë, bindin Nets (VIDEO)
Minnesota vijon të ruajë pozitat në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit pavarësisht humbjes 129-106 në fushën e Oklahoma City Thunder. Dy skuadra pretendente në këtë kah të NBA-së, ku për vendasit të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë, me Alexander Shai që ishte më i miri me 34 pikë.
Vendasit dominuan gjatë gjithë ndeshjes, duke mos e vënë në dyshim fitoren. Për pasojë, Oklahoma mbetet në vendin e tretë, por ka 4 ndeshje më pak se Denver i vendit të dytë dhe mund të ngjitet akoma më shumë.
Po në Perëndim, pas kohës shtesë triumfon skuadra e Memphis Grizzlies, që mundi 116-115 New Orleans Pelicans. Fitorja e katërt radhazi për Memphis, që lë pas krizën e fillimit të sezonit dhe u kthehet pretendimeve të zakonshme për një vend në play-off, edhe pse do të jetë e vështirë.
Ndërsa në Lindje, fiton Brooklyn Nets, që falë 24 pikëve të Johnson, mundi 118-112 Detroit Pistons jashtë fushe, duke i bërë të pavlefshme 41 pikët e Cunningham për vendasit. Një sukses që ngjit Brooklyn në vendin e nëntë, por ende larg objektivit minimal, për të qenë brenda 6 skuadrave më të mira.
()