Detaje ekskluzive/ Një vit ndarje nga Elia dhe romanca e re e Princ Lekës
Burime ekskluzive pranë oborrit mbretëror kanë konfirmuar se Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë qenë të ndarë fizikisht rreth një vit më parë, ndërkohë që procedurat ligjore për divorc kanë nisur kohët e fundit.
Shkak për vonesën e procedurave ligjore mësohet se është bërë pagëzimi i vajzës së tyre, Geraldina.
Gjithashtu bëhet me dije se mes Elias dhe Princit ka pasur një proces të gjatë negociatash duke u siguruar që çdo gjë të ndahej me mirëkuptimin e të dyve.
Në ditët në vijim pritet të ketë edhe një reagim nga Princ Leka i cili do të konfirmojë divorcin.
Sa i përket fotografes, burime nga miqtë e tyre pohojnë se , Blerta Celibashi dhe Princ Leka kanë nisur afrimitetin në javët e fundit.
Duket se marrëdhënia profesionale, ka nxitur dhe krijimin e një romancë mes tyre.