Fri, Nov 15, 2024

‘Doktori i Mrekullive’ eksploroi Tiranën, na përshëndeti edhe në shqip

  • PublishedDecember 27, 2023

Po, po është e vërtetë! Me gjasë këto ditë do të keni hasur në rrugët dhe rrugicat e Tiranës, Taner Olmez, aktorin turk që fiksoi gjithë shqiptarët pas ekraneve të televizionit me rolin e tij në telenovelën ‘Doktori i Mrekullive’.

Aktori ka ndjekur nga afër një nga eventet më të rëndësishme muzikore  ‘Festivalin e Këngës’, ku duket se u ftua nga Nik Xhelilaj aktori shqiptar i cili ka bërë bujë me rolet e tij në telenovelat turke.

Së fundmi Olmez, ka ndarë disa ‘copëza’ nga aventura e tij në Tiranë, ku shihet se ka parë nga afër edhe stadiumin ‘Air Albania’, zbukurimet në ‘Sheshin Skënderbej’ dhe ka shijuar një mbrëmje në klubet e kryeqytetit.

Postimin ai e shoqëroi sigurisht me një përshëndetje në shqip. Duket se aktori turk e paska shijuar në maksimum qëndrimin në kryeqytetin tonë.

“Mirëmbrëma miq, mirëmbrëma Tirana. Faleminderit Nik Xhelilaj”, shkruan Taner Olmez.