Sun, Nov 17, 2024

Gjykata Kushtetuese rrëzon avokatët dhe lë në fuqi hartën e re gjyqësore

  • PublishedDecember 27, 2023

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimin e Dhomës së Avokatisë dhe Komitetit të Helsinkit për Hartën e re Gjyqësore.

Në datë 1 shkurt 2023 u fut në fuqi harta e re, e cila konsiston në një ristrukturim të gjykatave në të gjithë vendin.

Gjykatat e Apelit, të cilat nga pesë që ishin në të gjithë vendin u shkrinë në një të vetme me qendër në Tiranë. Harta e re shkriu kështu Gjykatat e Apelit në Shkodër, Vlorë, Durrës, Korçë dhe Gjirokastër.

Harta e re funksionon me 16 gjykata në total, 13 të Shkallës së Parë, një Gjykatë Apeli dhe dy gjykata Administrative.

KLGJ shkriu 18 gjykata. Avokatët e kundërshtuan hartën e re gjyqësore, të hartuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, por Gjykata Kushtetuese i rrëzoi pretendimet e tyre se harta e re cënon të drejtat e qytetarëve.

AlbaniaWeb.net